Një ndër momentet më të bukura dhe virale të dasmës së organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka ardhur pikërisht në çastet kur Egli dhe Gjesti prisnin t’i thoshin “PO” njëri-tjetrit.
Teksa ceremonia po zhvillohej me emocion dhe humor, Neda Balluku i kërkoi Eglit të hiqte vellon që i mbulonte fytyrën, si pjesë e simbolikës së dasmës.
Në momentin që Egli e hoqi vellon, Gjesti u “mahnit” nga pamja e saj, duke reaguar me një mimikë që bëri xhiron e rrjetit: vendosi duart në kokë i befasuar e i lumtur.
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjete sociale, me ndjekës që e kanë cilësuar si “momenti më i ëmbël” i mbrëmjes.
Pas kësaj, Gjesti u pa jashtëzakonisht i lumtur gjatë gjithë dasmës, duke vallëzuar pa pushim dhe duke ndarë çaste të këndshme me banorët dhe të ftuarit, përfshirë disa ish-banorë dhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Dasma mes Eglit dhe Gjestit, megjithëse pjesë e spektaklit, solli një frymë të freskët gëzimi dhe romantizmi në shtëpinë më të famshme.