Ndodh në Tiranë/ 25-vjeçari kundërshton dhe dhunon policin (Emri)

Një 25-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e Elbasanit, në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht me një efektiv të Policisë Rrugore.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 08:45, i riu Merson Ferizaj nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim verifikimin e dokumentacionit.

Në përpjekje për t’u larguar, ai dyshohet se është përplasur fizikisht me punonjësin e rendit.

Polici është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa Ferizaj është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.