Habit Gjesti, mbron Jozin: “S’ka pas faj që më goditi” — Produksioni e ndalon të flasë, por pse?!

Tema më e përfolur e momentit në Big Brother VIP Albania? Pa dyshim, incidenti ku Jozi i dha një shuplakë Gjestit!

Ndërsa publiku shpërtheu me reagime të shumta, dhe rrjetet sociale u ndanë mes kritikave dhe debateve, ajo që askush nuk e priste ishte reagimi i vetë Gjestit, i cili në vend të dënimit të dhunës, zgjodhi ta justifikonte atë.

Në një bisedë  me Eglin, ai u shpreh duke qeshur:
I tmerrshëm jam… e pe si ia hapa derën? S’ka pas’ faj që më ka rënë, s’ka pas faj, vallahi.

Egli u përpoq ta ndalonte nga diskutimi i mëtejshëm, ndërsa më vonë, zëri i “Big Brother”-it i tërhoqi vëmendjen Gjestit për mikrofonin.