Në episodin e fundit të “Big Brother Radio” live nga shtëpia, një intervistë plot ndjenja dhe nota humori ndodhi mes moderatores Elona Duro dhe finalistit të shumëpërfolur, Gjesti.
Gjatë transmetimit maratonë në Top Albania Radio këtë të diel, 4 finalistët u ftuan për të ndarë përjetimet e tyre, por ishte Gjesti ai që preku zemrat e dëgjuesve me fjalët e tij për Eglin.
“Egli është gjithçka për mua,” tha ai pa hezitim. “Më ka qëndruar pranë gjithmonë. Nuk u dorëzua kurrë.”
Gjesti, i cili e pranon se marrëdhënia e tyre u forcua edhe më shumë pas rikthimit të saj në shtëpi, nuk e fshehu aspak afeksionin që ndjen: “Njeriu ia kupton vlerën dikujt kur nuk e ka… që nga hera e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg.”
I pyetur nëse lidhja e tyre ka të ardhme jashtë, ai u përgjigj:
“Do ta takoj patjetër. Nuk e di çfarë ndodh, por Zoti e di… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi.”
Edhe pse shprehu ngurrim për të bërë sakrifica të mëdha si transferimi për dashuri, ai e la të hapur mundësinë:
“Varet, një zgjidhje do të gjendet… ka puls!” – shtoi duke buzëqeshur.
Në fund, kur u pyet se kë do të zgjidhte mes Eglit të parë dhe asaj të rikthyer, Gjesti tregoi pjekuri në analizë:
“Egli e rikthyer ishte më e përmbajtur, më e qetë, nuk e ka kaluar respektin… Ka qenë më e vërtetë.”