Ngjarja skandaloze e ndodhur gjatë transmetimit live të spektaklit Big Brother VIP Albania, ku ish-banori Jozefin Marku goditi fizikisht Besart Kelmendin (Gjestin), ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur një valë të madhe reagimesh në Shqipëri dhe Kosovë.
Vetëm pak momente pasi Jozi u eliminua dhe u regjistrua akti i dhunës ndaj Gjestit, situata u tensionua edhe jashtë ambienteve të Top Channel, ku sipas pamjeve të publikuara nga IndeksOnline, një grup mbështetësish të Gjestit nga Kosova kanë mbërritur në Kashar në kërkim të Jozit.
Në video dëgjohen thirrje të ashpra dhe fyese nga disa persona të cilët shfaqen të revoltuar dhe kërkojnë që të përballen me Jozin pas asaj që ndodhi:
“O p*** none, hajde rrehu me burra”, – dëgjohet të thotë njëri prej tyre në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Grupi i mbështetësve duket i vendosur, teksa ka ndaluar makinat pranë hyrjes së televizionit, duke kërkuar drejtësi për Gjestin dhe duke shfaqur publikisht mbështetjen ndaj tij.
Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në prag të finales së madhe, ka hapur diskutime të gjera në opinionin publik mbi sigurinë në programet televizive, sjelljen e konkurrentëve dhe ndikimin që aktet e tilla kanë në shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë.
Për momentin, nuk raportohet për ndonjë incident tjetër fizik jashtë ambienteve të televizionit, ndërsa pritet reagim i mëtejshëm nga produksioni dhe autoritetet për menaxhimin e situatës.