Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur publikun e “Big Brother VIP Albania”, pasi konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorit tjetër, Gjestit, menjëherë pas eliminimit nga shtëpia.
Incidenti ndodhi pak çaste pasi Jozi dhe Loredana u eliminuan nga gara dhe po largoheshin nga shtëpia.
Produksioni i emisionit reagoi menjëherë, duke njoftuar Policinë e Shtetit.
Sipas Top Channel, forcat policore ndërhynë në vendngjarje dhe arrestuan Jozefin Markun, duke e shoqëruar me pranga në duar.
Pamjet e këtij momenti u transmetuan në media, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.
Nga ana tjetër, gjatë transmetimit të “Prime”-it u bë e ditur se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.