Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania” u mbyll me një ngjarje të papritur dhe të tensionuar, që tronditi jo vetëm ambientet e spektaklit, por edhe publikun e gjerë.
Në momentin që u eliminua dhe po largohej nga shtëpia, Jozi Marku sulmoi fizikisht Gjestin, duke e goditur me grusht në fytyrë.
Menjëherë pas ngjarjes, Jozi u shoqërua nga policia dhe u dërgua në Komisariatin Nr. 6 për të dhënë dëshminë e tij.
Ndërkohë, Gjesti mori ndihmë mjekësore në ambientet jashtë shtëpisë, dhe u rikthye disa minuta më vonë, i qetë dhe në gjendje të stabilizuar.
Pas përfundimit të spektaklit, Gjesti ka komentuar ngjarjen në një bisedë me Eglin, ku pranoi se kishte pasur një rol nxitës në përshkallëzimin e tensionit me Jozin:
“A ja pe fytyrën para se të dilte? Ziente nga inati sepse unë e acarova. E acarova keq. Ai ka thënë, ‘t’i futem [me shpulla] se gjë tjetër nuk i bëj dot këtu në lojë” – tha Gjesti, duke reflektuar mbi konfliktin dhe duke hedhur dritë mbi dinamikat që çuan në përplasjen fizike.
Ndërkohë, hetimet ligjore për ngjarjen janë në vazhdim.