Sara Kolami i dërgon mesazh të fortë Eglit para finales (Foto)

Ndërsa finalja e “Big Brother VIP Albania 4” afrohet dhe emocionet sa vijnë e shtohen, mbështetjet për banorët e mbetur në shtëpi nuk kanë munguar nga publiku, por edhe nga figura publike e miq të afërt.

Një prej tyre është edhe Sara Kolami, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova” dhe një mikesha e ngushtë e Egli Takos.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh të fortë mbështetjeje për Eglin, duke ndarë një foto të përbashkët në Instastory dhe duke shkruar:

Vajza të forta e suportojnë njëra-tjetrën.”

Ky reagim i Sarës nuk është thjesht një përkrahje për një konkurrente në garë, por një mesazh i qartë solidariteti dhe fuqizimi femëror.

Ndërkohë, Egli vazhdon rrugëtimin e saj drejt finales me një përkrahje gjithnjë në rritje nga publiku dhe figura publike që e vlerësojnë për autenticitetin dhe karakterin e saj.