Pak pasi u bë me dije se ishte i eleminuari i rradhës nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Jozi bëri një reagim të papritur tek goditi Gjestin me forcë pak para se të dilte nga dera e shtëpisë.
Ky i fundit ra përtokë dhe qëndroi ashtu për disa minuta për shkak të goditjes së fortë.
Teksa Gjesti po merr ndihmën mjekësore, Jozi është shoqëruar nga policia drejt rajonit më të afërt.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë veprim të Jozit, ama me çfarë po flitej nga ana e banorëve, duket se Jozi ishte revoltuar që Gjesti i hapi derën për ta përcjellë jashtë shtëpisë si i eleminuar.