Ish-banorja e “Big Brother VIP” në pritje të ëmbël, shihet me barkun e rrumbullakosur (Foto)

Alby The Goat, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj – ajo është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Alby përmes rrjeteve sociale, ku ndjekësit e saj të shumtë kanë vënë re barkun e rrumbullakosur në postimet e fundit.

Edhe pse ajo është përpjekur ta mbajë këtë moment më privat, detajet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat e saj të vëmendshëm.

Alby është tashmë nënë e një vajze, dhe ndonëse gjinia e foshnjës që pret nuk është bërë ende publike, lumturia e saj reflektohet në çdo fotografi dhe video që publikon.

Urimet e ndjekësve dhe miqve të saj nuk kanë munguar, ndërsa Alby vazhdon të shijojë këtë pritje të ëmbël me buzëqeshje dhe dashuri.