Në oborrin e shtëpisë më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania 4”, situatat e tensionuara dhe emocionet e forta janë bërë pjesë e përditshme e banorëve.
Së fundmi, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të programit.
Teksa bisedonte me Eglin, ai tha me një buzëqeshje ironike: “E kam një ide… nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë, unë nga tjetra.”
apapapa hera e dyte qe ky kercenon me benzin top chanel mr ledion lico mos flej zemra #bbvipal4 pic.twitter.com/871EkwNZ8P
— 𝓇𝒾𝓃𝓀𝒾 ✨ (@_rinkiz) April 12, 2025
Deklarata u perceptua si një shaka me nëntekst thumbues ndaj produksionit, duke sugjeruar në mënyrë figurative se, nëse nuk përzgjidhen si finalistë, reagimi i tyre do të jetë “i zjarrtë”.
Ky nuk është rasti i parë që Gjesti lëshon mesazhe indirekte për produksionin, duke shprehur dyshime mbi rrjedhën e lojës dhe zgjedhjet që bëhen brenda spektaklit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Gjesti do të arrijë të sigurojë një vend në finalen e shumëpritur, apo nëse kjo deklaratë do të ndikojë në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.