Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, duket se muajt e fundit i është përkushtuar tërësisht karrierës muzikore.
Edhe pse mediat shpesh kanë raportuar për jetën e saj private, Era ka zgjedhur të mos komentojë apo të ndajë detaje personale me ndjekësit.
Pak kohë më parë u bë e ditur ndarja e saj nga futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani. Pas këtij momenti, këngëtarja ka postuar vetëm materiale që lidhen me projektet e saj muzikore, pa lënë asnjë hapësirë për spekulime rreth një lidhjeje të re.
Megjithatë, burime nga mediat kosovare raportojnë se Era ka nisur një histori të re dashurie me një shqiptar nga diaspora.
Pavarësisht udhëtimeve të shpeshta me partnerin, këngëtarja nuk ka ndarë asnjë detaj apo fotografi në rrjetet sociale, duke preferuar që këtë herë të mbajë gjithçka nën kontroll.
Duket se lidhja me Amir Rrahmanin ka qenë e fundit që Era ka vendosur ta bëjë publike. Pas një lidhjeje që zgjati afro një vit, çifti u nda në qetësi, edhe pse më parë i kishin surprizuar fansat me postime të ëmbla dhe dedikime romantike në rrjete sociale.
Tashmë, të gjitha gjurmët e kësaj historie janë fshirë, ndërsa Era vazhdon rrugëtimin e saj muzikor me më shumë fokus se kurrë.