Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Metoq, në qytetin e Sarandës, ku një grua është përplasur nga një mjet bujqësor (zetor), ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendngjarja, pa ofruar ndihmë për viktimën.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, gruaja ndodhet në gjendje shumë kritike dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Pavarësisht njoftimeve të menjëhershme ndaj policisë dhe institucioneve shëndetësore, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa mediat lokale nuk e kanë pasqyruar ende rastin.
Familjarët dhe banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe kërkojnë transparencë, hetim të plotë dhe ndëshkim të autorit, i cili sipas tyre është larguar menjëherë pas aksidentit, duke braktisur viktimën në rrugë.
Burimi: JOQ Albania