Sara Hoxha sapo konfirmoi finalisten e tretë të Big Brother VIP Albania 4? (Foto)

Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka ndezur rrjetin me një postim në InstaStory që shumë fansa po e konsiderojnë si konfirmim të heshtur të finalistes së tretë.

Në foton e shpërndarë nga Sara, shihet pamja nga Prime-i i fundit i spektaklit, i cili ka grumbulluar mbi 2.7 milionë shikime në YouTube – një sukses i jashtëzakonshëm për produksionin.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë shifrat, por fytyra e zgjedhur për këtë foto: Egli Tako.

Sara Hoxha në Instagram

Fakti që Sara ka zgjedhur pikërisht Eglin për ta vendosur në qendër të këtij momenti ka ngjallur shumë dyshime se ajo mund të jetë finalistja e tretë e BBVA4, pas Rozanës dhe Laertit.

A është ky një spoiler i qëllimshëm apo thjesht një zgjedhje e rastësishme?

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse dyshimet do të shndërrohen në realitet.

[the_ad id=”138002″]