Në një event të dedikuar grave socialiste, Edi Rama shpalli me emocione se “Shqipëria është grua, Europa është grua”, duke u vetëshpallur si kampioni i mbështetjes për to.
Por ndërsa fliste për dinjitetin e grave, e ktheu Elisa Spiropalin në karikaturë publike, duke e quajtur “Mamica” për t’i kthyer një borxh të vjetër për krahasimin me Skënderbeun.
Sapo Rama ka thënë “Ja shikoni Mamicën këtu…” duke u drejtuar nga Spiropali, në sallë kanë shpërthyer të qeshura nga qindra gra dhe vajza të tjera.
Në atë moment, Elisa Spiropali e tallur dhe e përqeshur, nuk ka lëvizur asnjë muskul në fytyrë, siç duket në foto.
Burimi: Lapsi.al