Olsi Bylyku surprizoi publikun dhe banorët e “Big Brother VIP Albania 4” me një hyrje të papritur gjatë spektaklit të së martës.
Ai hyri për të takuar ish-partneren e tij, Egli Tako, pas më shumë se dy vitesh ndarje. Takimi u prezantua si një gjest mirënjohjeje dhe respekti, për të treguar se ndjenjat e bukura dhe kujtimet e së kaluarës mund të ruhen edhe pasi një marrëdhënie përfundon.
Por sipas burimeve të ndryshme në rrjet, veçanërisht nga “Lajmi.net”, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme – apo më e rëndësishmja – për hyrjen e Olsit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Moment nga takimi Olsi-Egli
Sipas raportimeve, Olsi Bylyku është paditur nga Top Channel për dëmtim imazhi dhe shkelje kontrate. Shuma e padisë? Plot 100 mijë euro.
Thuhet se Olsi, për të shmangur këtë përballje të kushtueshme ligjore, është futur në një marrëveshje me Top Channel: nëse pranonte të rikthehej në BBV dhe të merrte pjesë si “surprizë”, televizioni do të tërhiqej nga padia ose do t’i falte gjobën.

Moment nga takimi Olsi-Egli
Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas faktit që Olsi publikoi një këngë me tone kritike – një lloj “diss-i” – ndaj produksionit, menjëherë pas marrjes së njoftimit për padi. Kjo këngë u pa si shenjë e tensionit të thellë mes tij dhe Top Channel, duke bërë që rikthimi i tij në BBV të shihet si i dyshimtë dhe aspak sentimental.
Ndonëse momenti me Eglin u shfaq si emocional dhe i ndjerë, një pjesë e publikut e shikon tani me sy tjetër.

Moment nga takimi Olsi-Egli
A ishte një takim realisht i sinqertë mes dy ish-partnerësh, apo një lëvizje e mirëkalkuluar për të larë hesapet me televizionin që dikur e promovoi dhe më pas e hodhi në gjyq?
Megjithatë, ajo që është e qartë është se çdo hyrje në “Big Brother VIP” ka gjithmonë më shumë se një dimension – dhe këtë herë, duket se drama nuk ka ndodhur vetëm brenda në shtëpi.
