Teksa na ndajnë vetëm 9 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, shtëpia është mbërthyer nga debatet dhe tensionet.
Banorët janë përfshirë nga emocionet, ndërsa vetëm dy bileta kanë mbetur për në finale, pasi dy finalistët e parë tashmë janë zgjedhur, Rozana dhe Laerti.
Shtëpia nuk gjen qetësi dhe përballje të ashpra ndodhin në çdo moment. E fundit ishte mes Gjestit dhe Jozit, pasi ky i fundit i tha se nuk ka bërë mjaftueshëm për të qenë pjesë e finales.
Nga ana tjetër, Gjesti po me tone të ngritura, akuzoi Jozin se nuk ka bërë asgjë dhe thjesht është duke turpëruar veten më shumë. Ai u shpreh i sigurt se beson te pubiku dhe e sheh veten finalist.
Gjesti: Nuk shkon në finale o burrë, ndalu se nuk do të shkosh. Je duke e fëlliqur veten edhe më shumë
Jozi: Nuk ke bërë asgjë
Gjesti: Do e shohim
Të shtunën do të zbulohen se kush do të jenë dy finalistët e fundit për të plotësuar kështu top 4.