Një ngjarje tragjike ka tronditur thellë komunitetin shqiptar dhe atë italian, pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.
Ilaria, një vajzë plot ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, kishte udhëtuar drejt Romës për të ndjekur studimet në statistikë, një degë që e donte me pasion. Por ëndrrat e saj u prenë në mes nga një akt i dhunshëm dhe i tmerrshëm.
Prindërit e Ilarias, Flamuri dhe Gëzime Sula, kanë dhënë një intervistë të dhimbshme për televizionin italian RAI, ku mes lotësh kërkojnë drejtësi për vajzën e tyre. Nëna e saj, Gëzime, shpërtheu në lot:
“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra.”
Ndërsa babai, Flamuri, i shkatërruar nga dhimbja, shtoi:
“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, ishte një njeri.”