Një moment spontan ka marrë vëmendje në rrjet pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania.
Teksa Ledioni ndodhej në studio, Danja i bëri një kompliment të papritur moderatorit:
“O Ledion, je shumë i bukur. Më pëlqen shumë” – i tha Danja me sinqeritet, ndërsa Ledioni reagoi me buzëqeshje: “Vërtet? Faleminderit shumë!”
Video Player
00:00
00:00
Por kjo deklaratë “e pafajshme” është interpretuar ndryshe nga ndjekësit e BBVA, të cilët me humor e ironizuan situatën në rrjete sociale.
Shumë prej tyre komentuan se Danja sapo “preu biletën e eliminimit” për të martën, duke iu referuar partneres së Ledionit, Sara Hoxha, si “arsyeja e vërtetë”.