Pas skandalit me Big Brother VIP, Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

Anisa Veseli, një nga emrat e njohur të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim emocionues nga jeta personale.

Ajo ka kryer me sukses një operacion të ndërlikuar për trajtimin e skoliozës – një çrregullim i shtyllës kurrizore që kërkon shpesh ndërhyrje kirurgjikale.

Përmes një postimi në Instagram, Anisa publikoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit.

Një udhëtim i mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri,” shkroi ajo në përshkrim, duke reflektuar mbi forcën që i është dashur për ta përballuar këtë periudhë.

Anisa Veseli në Instagram

Anisa nuk harroi të falënderojë familjen dhe miqtë që i qëndruan pranë me përkrahje dhe dashuri, ndërsa dha edhe një mesazh motivues për ndjekësit e saj:
Të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme, ju lutem qëndroni të fortë, kini durim dhe besoni në veten tuaj!”