“U lutën natë e ditë që unë të ikja”- Egli i tregon Gjestit se çfarë mendimi kanë prindërit për të

Gjatë një bisede, Egli ka ndarë me Gjestin mendimin e prindërve të saj për të dhe për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo ka theksuar se, ndonëse familja e saj ka qenë e shqetësuar për pjesëmarrjen në këtë format, nuk ka pasur kurrë urrejtje ndaj Gjestit.

Prindërit e mi nuk të urrejnë ty,” – i tha ajo. “Janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘mos guxo se ne të mbyllim derën’. Ata thonë: që të shkosh ti të lejosh dikë, unë nuk e lejoj kurrë – më ka thënë babai im.”

Egli shtoi se familja e saj kishte tentuar disa herë ta bindte që të mos hynte në shtëpi dhe ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e saj emocionale.

Ata u lutën natë e ditë që unë të ikja prej kohësh nga këtu, nuk flinin gjumë natën. Meraku i tyre kam qenë unë.”