Sezoni i dytë i “Ferma VIP” ka startuar mbrëmjen e djeshme nën moderimin e Luana Vjollcës dhe me një kast të ri konkurrentësh që do të përballen me sfidat e jetës në fermë.
Në karriget e opinionistëve këtë sezon janë ulur Inida Gjata (Zhaku) dhe Kastro Zizo, ndërsa rolin e kryeplakut, që sezonin e parë i përkiste Bes Kallakut, këtë vit e ka marrë Albano Bogdo.
Sa i përket çmimit të madh, produksioni ka konfirmuar se fituesi i këtij sezoni do të marrë 100,000 euro!
Me një garë të fortë dhe kushte të vështira në fermë, mbetet për t’u parë se kush do të arrijë të fitojë këtë shumë të majme.