Reperi Big Basta është një nga pjesëmarrësit e këtij edicioni të Ferma VIP.
Gjatë hyrjes së tij në spektakël, ai përshëndeti djalin e tij, por nuk përmendi bashkëshorten, këngëtaren Vesa Luma, çka ngjalli kureshtjen e prezantueses.
Kur u pyet nëse donte të përshëndeste dikë tjetër, ai u përgjigj shkurt: “Djalin dhe familjen”.
Kjo ka nxitur spekulime mbi një mosmarrëveshje të mundshme mes çiftit, megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ata.