Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.
“Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.
A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?
Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.
“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.
“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.
“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë”