Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania.
Gjatë përplasjes, Gjesti i ka bërë të qartë Eglit se mes tyre gjithçka ka përfunduar dhe i ka kërkuar të mos mbajë më shpresa për një ribashkim.
“Është kryer çdo send mes neve, kaherë e kam kryer unë me ty. Hala ke shpresë në mua? Jo zemra jeme, këto janë X në jetën time. Futet në kokë një herë e mirë, ftohu, sa është herët ftohu,” – i tha ai Eglit, duke i dhënë një mesazh të prerë.
Kjo përballje ka ndezur diskutime të shumta, duke qenë se dyshja ka pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë.
Pas rikthimit të Eglit në garë, tensionet mes tyre janë rritur dhe ky debat duket se ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e tyre.