Incident i rëndë në Vlorë/ Turisti rrëzohet me parashutë në det, ndërhyn menjëherë një peshkatar (Video)

Një turist grek ka përjetuar momente dramatike gjatë një hedhjeje me parashutë, pasi një defekt teknik e ka bërë të bjerë në det në zonën e Vlorës.

Në një akt të jashtëzakonshëm, një peshkatar shqiptar, pavarësisht moshës dhe kushteve atmosferike të vështira, nuk ka hezituar të ndërhyjë.

Ai është nisur menjëherë me gomonen e tij, duke sfiduar dallgët për të shpëtuar turistin, i cili ndodhej në një situatë kritike pasi parashuta ishte mbështjellë rreth trupit të tij.

Me guxim dhe vendosmëri, peshkatari arriti ta nxjerrë nga uji dhe i dha ndihmën e parë, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Ky akt heroik është një dëshmi se Shqipëria ka ende njerëz të jashtëzakonshëm, të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë.

Dëshmia e qytetarit:
Një turist grek ka pasur probleme teknike dhe ka rënë në det. Peshkatari, pavarësisht moshës, nuk hezitoi të shkonte me gomonen e tij ta nxirrte nga uji, në kushte shumë të vështira. Shqipëria ka nevojë për heronj si ai.