E papritur/ Zëvendësohet Big Mama, njihuni me dy opinionistët e “Ferma VIP 2”

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i dytë i “Ferma VIP”, nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca.

Në nisje të spektaklit, Luana prezantoi Big Mamën si opinionisten e parë. Mirëpo papritur, bëhet e ditur se në fakt ajo do të jetë konkurrente.

Vendin e saj si opinioniste e zuri Inida Gjata, e cila si fillim u prezantua konkurrente, ndërsa përballë saj u ul Kastro Zizo.