Egli Tako vazhdon të jetë një nga personazhet më të diskutuar në Big Brother VIP Albania 4, duke u përballur me kritika të shumta nga publiku dhe opinionistët për mënyrën se si po luan lojën e saj.
Në mesin e kritikëve të saj janë edhe opinionistët e Big Brother VIP: Fan Club, Shqipe Hysenaj dhe Ronaldo Sharka, të cilët shpeshherë e komentojnë negativisht Eglin, madje, sipas ndjekësve, edhe pa argumente të forta.
Në puntatën e sotme të Fan Club, në një lidhje telefonike u përfshi edhe Xhulio Todhe, kunati i Eglit, i cili ndau mendimin e tij për rikthimin e saj në lojë.
Ai theksoi se Egli ka ndryshuar strategji dhe tani po luan me mendje, duke lënë emocionet mënjanë.
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen ishte komenti ironik i tij në fund të bisedës. Para se të përfundonte telefonatën, ai iu drejtua moderatores Heidi Baci me një pyetje të thjeshtë:
“A jemi live?”, dhe më pas shtoi me ironi: “Të fala atyre që flasin për Eglin!”
Kjo deklaratë ishte një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj opinionistëve dhe të gjithë kritikëve të Eglit.