Qytetari vendos në siklet kryeministrin: “Sa të bukura i ke atletet” — si reagoi Rama? (Video)

Gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama u përball me një moment të papritur.

Një i ri nga audienca i bëri një kompliment për atletet e tij, duke thënë: “Komplimente për atletet. Shumë të bukura”

Nuk të dëgjoj mirë çfarë thua. Komplimente për atletet? Pyetje, ke pyetje?”, i tha në përgjigjen e tij Rama.

Më pas kryeministri u pyet se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia bllokon sërish procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama iu përgjigj me humor duke përdorur shprehjen: “Po të kishte halla…”.

Ai theksoi se nuk mund të veprohet mbi supozime dhe se aktualisht marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive, me një dialog të vazhdueshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.