Gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama u përball me një moment të papritur.
Një i ri nga audienca i bëri një kompliment për atletet e tij, duke thënë: “Komplimente për atletet. Shumë të bukura”
“Nuk të dëgjoj mirë çfarë thua. Komplimente për atletet? Pyetje, ke pyetje?”, i tha në përgjigjen e tij Rama.
Më pas kryeministri u pyet se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia bllokon sërish procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama iu përgjigj me humor duke përdorur shprehjen: “Po të kishte halla…”.
Ai theksoi se nuk mund të veprohet mbi supozime dhe se aktualisht marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive, me një dialog të vazhdueshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.