Aktori Jul Deda vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh komenton dinamikat mes banorëve të Big Brother VIP Albania 4.
Ai ndan vazhdimisht mendimet e tij në TikTok dhe Instagram, duke analizuar situatat dhe duke bërë vërejtjet e tij për lojën e banorëve.
Një nga personazhet që Juli ka kritikuar shpesh është Egli Tako. Ai e ka komentuar dhe ironizuar vazhdimisht lojën dhe sjelljen e saj, shpeshherë duke ndezur debat mes ndjekësve.
Në spektaklin e së shtunës, Egli pati një debat me opinionistin Arbër Hajdari, dhe Juli reagoi menjëherë në Instastory duke shkruar: “Duro deri më 19 prill, Arbër Hajdari, s’ke ç’bën.”
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti që krahas këtij mesazhi, aktori publikoi edhe një foto të opinionistit dhe Eglit, ku kjo e fundit ishte kapur në një pozicion të pafavorshëm, duke u interpretuar si një tentativë për ta denigruar.
Postimi i tij ka shkaktuar sërish reagime në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë kritikuar për qëndrimin e tij ndaj Eglit, duke theksuar se ai e ka pasur në shënjestër që nga fillimi i spektaklit e deri më sot.