Aktori i njohur dhe një nga ish-banorët më të spikatur të Big Brother VIP Albania 3, Jul Deda, ka dhënë parashikimet e tij për edicionin e katërt të spektaklit.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar në shtëpi, duke bërë edhe një listë të atyre që, sipas tij, do të shkojnë në finale.
Pa asnjë mëdyshje, Deda u shpreh se pesë banorët që shikon si finalistë të këtij sezoni janë: Rozana, Laerti, Gjesti, Gerta dhe Danja (ose Loredana), duke lënë jashtë Eglin, Jozin, Aldon dhe Kellyn.
Sipas tij, këta emra kanë krijuar më shumë impakt te publiku dhe kanë ndikuar më shumë në rrjedhën e lojës, duke u bërë protagonistë të padiskutueshëm.
Megjithatë, siç e ka treguar historia e BBVA, loja është gjithmonë e paparashikueshme dhe asgjë nuk është e sigurt deri në natën e madhe të finales.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i Julit do të dalë i saktë apo do të ketë surpriza të mëdha në javët në vijim.