Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama, janë përfshirë në një debat publik pas publikimit të bisedave të tyre private.
Xheneta publikoi disa incizime të këtyre bisedave, ku Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet për një prirje flirtimi.
Si përgjigje, Driloni ka ndërmarrë hapa ligjorë, duke angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të mbrojtur imazhin dhe dinjitetin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Driloni ka publikuar një foto me gishtin e mesit të ngritur dhe mbishkrimin: “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, që u interpretua si një provokim ndaj Xhenetës.
Xheneta ka reaguar duke akuzuar Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave, duke shtuar: “Unë guxim e quaj kur dikush përballët me të vërtetën pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve.”
Ajo gjithashtu ironizoi përdorimin e shpeshtë të gjestit nga Driloni gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke thënë: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother gati sa s’i kishe zhvirgjeru çunat e shtëpisë me të.”
Në përfundim, Xheneta e paralajmëroi Drilonin: “Këtë herë nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi.“