Ish-banori i Big Brother Albania, Elton Tozaj, ka reaguar ashpër ndaj Gjestit, pasi ky i fundit pranoi se Diellza – vajza për të cilën ai ka folur vazhdimisht në Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – nuk ekziston në të vërtetë.
Gjestit i është dashur më shumë se 160 ditë për të pranuar se Diellza ishte thjesht një emër i krijuar prej tij, duke shtuar se ishte një “shaka personale”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime në publik, mes tyre edhe ai i Eltonit, i cili në një postim në Instastory shkruan:
“Mashtroi për 160 ditë dhe tani thotë JO! Bëri linja jete në 2 BB me Diellzën në gojë! Sot thotë jo! Ky o është rrk o rrk!”
Mbetet të shihet nëse mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit Gjesti do të sqarojë më mirë deklaratën e tij.