Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është vënë në qendër të kritikave pas disa batutave të hidhura që bëri ndaj Rizarta Hoxhës në spektaklin e të martës.
Ky moment nuk kaloi pa reagime të ashpra nga publiku, i cili e ka kritikuar moderimin e tij, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe për një ton ironik që nuk u prit mirë.
Por ajo që po ndodh në rrjetet sociale ka marrë një tjetër kthesë. Në profilin e Rizarta Hoxhës në Instagram, është vënë re një numër i madh komentesh negative.
Ajo që bie në sy është fakti se shumica e këtyre komenteve vijnë nga profile ruse ‘fake’ (por që çuditërisht e flasin mirë gjuhën shqipe), shumë prej të cilave duket se janë të krijuara rishtazi dhe nuk kanë asnjë aktivitet real.
Kjo ka ngritur dyshime mes ndjekësve nëse bëhet fjalë për një fushatë të organizuar sulmi kibernetik kundër Rizartës.
Një praktikë e tillë, e njohur si “spam me komente negative nga profile të rreme”, është përdorur edhe më parë në raste të tjera kur personazhe të njohur janë sulmuar në mënyrë të koordinuar në rrjetet sociale.
Ende mbetet e paqartë nëse këto sulme janë një reagim i orkestruar për të mbrojtur Ledionin, apo nëse dikush tjetër ka interes të dëmtojë imazhin e Rizarta Hoxhës.