Një video po bëhet virale në rrjetet sociale, ku një grup njerëzish janë dëgjuar duke brohoritur pranë shtëpisë së Big Brother VIP Albania në mbështetje të Gjestit.
“Jemi me ty!” – kanë thirrur ata nga jashtë, ndërsa Gjesti fillimisht është shfaqur i habitur dhe kurioz për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Egli më pas e ka sqaruar situatën, duke i treguar se bëhej fjalë për mbështetësit e tij që kishin ardhur për t’i shprehur përkrahjen: “Kam që qëpari që i dëgjoj”, tha ajo.
Ky moment ka sjellë reagime të shumta në rrjet, me fansat që tregojnë entuziazmin e tyre për lojën e tij në shtëpi.