Teksa ishte ende pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, për Valbona Mhillin u aludua shpesh se ka një lidhje jashtë shtëpisë.
Gjithashtu Milaim Zeka së fundmi deklaroi se ajo ka lënë dikë jashtë përpara se të futej në reality show, por Valbona e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim.
Pas daljes nga BBVA, në një intervistë për “Pardon My French”, ajo sqaroi situatën dhe iu kundërpërgjigj fjalëve të Milaimit:
“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë.
Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.