Ishte i përfshirë, Xuxi flet për ngjarjen ku një person humbi jetën, një tjetër u plagos

Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.

Tragjikisht, Naser Gashi nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa Miftar Miftari mbeti i plagosur.

Në momentin e të shtënave, në lokalin ku ndodhi ngjarja ndodheshin edhe disa persona të tjerë, mes tyre edhe këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Xuxi.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Xuxi tregoi përjetimin e tij nga ngjarja: “Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngrit për të ikur dhe e ka marrë plumbin.”

Për shkak të pranisë së tij në vendngjarje, Xuxi u mor nga policia si dëshmitar por nuk ka asnjë lidhje me sulmin.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të krimit.