Gjesti ka krijuar një moment surprizues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke iu ulur në gjunjë dhe i bërë një propozim martese Egli Takos.
Në prani të Danja Kokës, ai e shprehu kërkesën e tij me humor:
“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë e në të keq? Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore.”
Por Egli nuk e mori seriozisht këtë moment dhe u largua duke thënë: “Kur të dalim jashtë, më propozo për martesë.”
Megjithëse situata ishte me humor, ky moment ka ngritur pyetje mes fansave nëse mes tyre mund të ketë diçka më shumë jashtë shtëpisë.