Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Prishtinën, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Në pamjet e siguruara nga kamerat, vëmendjen e ka tërhequr prania e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Xuxi, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Një kalimtar u dëgjua duke thirrur: “O Xux, a je mirë?”, çka ka ngritur spekulime mbi përfshirjen e tij në këtë rast.
Për të sqaruar situatën, sot ka reaguar bashkëshortja e tij, Ardiana, duke dhënë detaje mbi ngjarjen dhe rolin e Xuxit.
“Mbrëmë kanë hyrë dy persona të maskuar në lokal. Xuxi ka qenë vetëm kalimtar dhe ka parë ngjarjen. Telefoni i tij ka mbetur në tavolinë. Ai u mor si dëshmitar nga policia mbrëmë,” – ka deklaruar ajo.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivin e sulmit apo të dyshuarit e përfshirë.