Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço është vënë në qendër të kritikave për një batutë të bërë ndaj Rizartës.
Moderatori, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin shpesh të papritur, këtë herë duket se ka kaluar cakun sipas ndjekësve.
Komentet në rrjetet sociale, veçanërisht në postimin e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, janë mbushur me reagime të ashpra ndaj tij.
“Batuta për Rizartën ishte shumë e shpifur. Po të ishe ti babai i saj, do të të pëlqente?” – shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër e akuzon Ledionin se po përpiqet të krijojë momente virale, por po i tepron me komentet e tij:
“Nga mania për t’u bërë sa më shumë meme, idjotlliqe po nxjerr nga goja!”
Ndërkohë, disa ndjekës e kanë quajtur qëndrimin e tij arrogant dhe të papërshtatshëm për një moderator të një spektakli kaq të ndjekur.
Deri më tani, Ledioni nuk ka reaguar mbi polemikat, por debati në rrjet duket se nuk po shuhet.