Një ngjarje e rëndë tronditi dje qytetin e Vushtrrisë, ku pronari i një furre vrau me armë punonjësen e tij, Nexhmie Musliu Haradini, dhe më pas qëlloi veten.
Sipas burimeve të afërta me familjen e viktimës, dyshohet se shkak i këtij akti tragjik mund të ketë qenë xhelozia. Nexhmia kishte vendosur të largohej nga puna dhe të fillonte një angazhim të ri, gjë që duket se nuk ishte pritur mirë nga pronari i furrës, Arsim Morina.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë, ndërsa komuniteti është i tronditur nga ky akt i rëndë që u mori jetën dy personave.