Pas 156 ditësh izolimi, Gjesti përjeton një moment emocionues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (Video)

Pas 156 ditësh i izoluar, Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese të qëndrimit të tij.

I rrethuar nga banorët e tjerë, ai nuk e priste surprizën që do ta emociononte aq shumë.

Teksa ndodhej në oborr, qielli mbi shtëpi u mbush me një mesazh special nga ata që e mbështesin më shumë.

Fansat e tij i kishin dërguar një parashutë me një dedikim të veçantë, ku shkruhej: “156 ditë spektakël, faleminderit shumë.”

Ç’po më rreh zemra,” – tha Gjesti, teksa përjetonte surprizën. Pak çaste më vonë, duke reflektuar mbi qëndrimin e tij në shtëpi, shtoi me humor: “156 ditë i paskam bërë. Jam plakur brenda. Gjysmë viti brenda.”

Ndërkohë, Loredana nuk nguroi të shtonte me të qeshur: “Është thinjur këtu brenda.” Gjesti, gjithmonë me sensin e tij të humorit, ia ktheu menjëherë: “Duke ndenjur me Rozana Radin.”

Ky moment jo vetëm që e emocionoi Gjestin, por tregoi edhe mbështetjen e madhe që ai ka jashtë shtëpisë.