Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së dielës.
Policia ka arrestuar Bleon Dibranin, gjithashtu 19 vjeç, si të dyshuarin kryesor të vrasjes, ndërsa hetimet për motivimin e ngjarjes vijojnë.
Tragjedia ka prekur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, ndërsa një mesazh prekës nga Jona, vajza që pretendon se ishte e dashura e viktimës, ka bërë jehonë në rrjetet sociale.
Në një postim në TikTok, ajo shkroi:
“Pse qaj plumb s’erdh te unë, po te ti?“, duke shprehur dhimbjen dhe tronditjen e saj të madhe.
Mesazhi i plotë:
“Shpirti jem i bardh qe ko mu kan me mu ton jeten tem 🤍 A pate shum dhiḿt zemra jem?
Pse qaj plum s’erdh te un po te ti?
Mke than gjith qe duhna me kan e fort per gjithçka e sot pe merr kuptimin kjo fjal.
Mke than gjith qe zoti i merr veq ata qe i don, e vertet koka aj t’dashti mashum se na e t’murr ty afer vetit 😢.
Arditi jem, faleminderit per gjdo kshill qe ma ke jep e qe kan mem majt ton jeten kto fjal̈t e tua qe mike than –
mke than qe duhet mu kon e fort gjith une jom, por per engjullin tem qe o tum pa prej naltit tash e tutje 👼🏻.
O drit, zani jot osht tum mungu qashtu qysh jom msu me nïj̈ diẗ nat e mem kallxu hala qe ti ki me kon me mü
lavdisḧt gido t’keqe qe munet me na ardh n’jet..
Arditi jem, mfal qe skesh afer teje po shpirti jot i bardh ko me kon n trupin tem shpirtnisht 🤲🏼. Ti e din qe Jona jote s’t’harron kurr … Pusho i qetë melaqja jem”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e këtij akti të rëndë.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht krimin.
Burimi: /Shqipëria-Ime