Një tjetër kuti emergjence është thyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Kësaj here, ka qenë Jozi ai që ka marrë iniciativën për ta thyer.
Teksa qëndronte pranë kutisë, Jozi u konsultua me Gjestin, duke e pyetur nëse duhet ta thyejë apo jo.
Në anën tjetër, Loredana, e cila po shikonte të gjithë skenën, nuk e priti mirë këtë veprim dhe i tha Jozit: “Unë nuk të flas më!”
Megjithatë, surpriza e madhe erdhi pas hapjes së zarfit të kuq, i cili përmbante një sfidë me dy pasoja për Jozin: “Ti fitove të drejtën të kalosh 24 orë në një dhomë luksoze, në një ambient privat dhe tërësisht të izoluar nga banorët e tjerë. Zgjedh një banor tjetër për të ndarë eksperiencën, si pasojë natën pasuese je i detyruar të flesh jashtë në oborr me kushte të vështira pavarësisht motit dhe të përdorësh vetëm tualetin.”
Për të ndarë eksperiencën në suitën luksoze, Jozi zgjodhi Loredanën.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë ky raport, sidomos pas natës që Jozit do t’i duhet ta kalojë jashtë në kushte të vështira!