Pak minuta para Prime-it të sotëm në Big Brother VIP Albania, një ngjarje e papritur ka ndryshuar rrjedhën e lojës.
Ola theu njërën nga tre kutitë e reja të emergjencës që u shtuan së fundmi, duke sjellë një vendim surprizë nga Vëllai i Madh.
Pas hapjes së zarfit, u bë e ditur se të gjitha penalizimet e mëparshme anulohen, duke rikthyer çmimin e madh në 100 mijë euro. Kjo vjen pasi më herët çmimi ishte ulur për shkak të shkeljeve të rregullave dhe humbjes së sfidave.
Megjithatë, një përjashtim është bërë për Jozin dhe Eglin, për të cilët çmimi mbetet 50 mijë euro, shkak se janë larguar njëherë nga shtëpia.
Ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme mes banorëve, me Gertën që ka bërë shaka duke pyetur: “Edhe Gjesti që kaloi murin fiton 100 mijë euro?”, ndërsa Ledioni ia ktheu: “Po, edhe për Gjestin që kaloi murin!”