Gjesti, pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Eglin, është parë i vetëm në oborr, me lot në sy.
Pamjet e tij, ku shihet i mërzitur dhe i rënduar kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i saj në shtëpi, duke sjellë përplasje të njëpasnjëshme mes tyre.
Debati i fundit duket se ka ndikuar ndjeshëm tek ai, duke e çuar në këtë shpërthim emocional.