Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, para pak kohësh dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë tetorin e 2024.
Mirëpo shtatzënia nuk e ka ndaluar Dafinën të shkojë nëpër koncerte, përkundrazi këngëtarja është parë ta shijojë më shumë se kurrë punën e saj në këtë periudhë.
Por duket se komentet e ardhura prej fansave të cilët e kanë kritikuar këngëtaren se pse po vazhdon të punoj klubeve, e kanë bezdisur atë.
Me anë të një postimi në Instagram ajo ka treguar se arsyeja që vazhdon të punojë është pasioni dhe jo paratë teksa shkruan:
“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin” ndërsa thekson se muzika për të ka qenë një terapi e cila e ka ndihmuar të përballet edhe me depresionin.
“Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” shkruan ajo.