Prej javësh, Egli Tako ka qenë në qendër të kritikave për sjelljen e saj ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania.
Ajo e ka shprehur hapur pëlqimin për të, pavarësisht se ai nuk ka ndjerë të njëjtën gjë. Pavarësisht refuzimeve, Egli ka vazhduar t’i rrijë afër, duke krijuar situata që publiku i ka konsideruar si “përndjekje emocionale”.
Por sot, një video virale ka përmbysur narrativën dhe ka ndezur debatet në rrjet! Klipi tregon një moment nga Big Brother VIP Kosova 3, ku Gjesti ka bërë pikërisht të njëjtën gjë me Xheneta Fetahun.
Në video, Xheneta kërkon distancim nga ai, ndërsa Gjesti i përgjigjet:
“Ça me bo unë që të dua? A me hek? A me hek dashurinë?”
Ky zbulim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që po ironizojnë situatën: “Historia përsëritet, vetëm se kësaj radhe, rolet janë ndërruar!”