Një aksident tragjik ka tronditur opinionin publik, ku katër të rinj kanë humbur jetën pas përplasjes së automjetit të tyre me një betoniere.
Mediat kanë publikuar fotot e tre prej viktimave, dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi, si dhe Enrikejd Kurti.
Në këtë aksident fatal humbi jetën gjithashtu Andi Laçi. Deri tani, nuk dihen ende shkaqet e sakta të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë një faktor kryesor.
Automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë u përplas me betonieren dhe më pas shpërtheu në flakë, duke mos u lënë asnjë mundësi mbijetese. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa familjarët dhe miqtë e viktimave janë të shokuar nga kjo tragjedi e rëndë.